Në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, ka diplomuar, Nëntoger Shpëtim Halilaj. Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai ka shkruar në Facebook se Shpëtimi, ka treguar përkushtim dhe rezultate të larta si në aspektin fizik ashtu edhe në atë akademik, në kuadër të një programi sifdues dhe intensiv.Postimi i tij:
Në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, ka diplomuar, Nëntoger Shpëtim Halilaj.
Shpëtimi, ka treguar përkushtim dhe rezultate të larta si në aspektin fizik ashtu edhe në atë akademik, në kuadër të një programi sifdues dhe intensiv.
Eksperiencën e fituar gjatë trajnimit një vjeçar përkrahë kadetëve Britanezë dhe kadetëve të shumë vendeve tjera nga mbarë bota, presim që të barten në ushtrinë e Kosovës.