“Luftërat kanë filluar për toka, para ose ndonjë grua të bukur – Kurrë për targa”, Hill zbulon bisedën me Vuçiqin

Prestigjiozja amerikane New York Times ka intervistuar presidentin serb Aleksander Vuçiq pas tensioneve të 31 korrikut në veri. NYT ka biseduar edhe me përfaqësuesin e misionit diplomatik të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka rrëfyer episodin se çfarë i ka thënë presidentit serb, në ditën kritike në veri.

Ambasadori Hill i ka thënë gazetës amerikane se nuk e konsideronte të mundur konfliktin e armatosur Kosovë-Serbi megjithatë Vuçiqit i ka thënë se do të ishte lufta e parë që nisë për targa të veturave.

 

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher R. Hill, një ndërmjetësues veteran në diplomaci, emërimi i të cilit sinjalizoi ankthin e shtuar të Uashingtonit për Ballkanin, tha se Rusia, duke ofruar vetëm “shantazh ekonomik” dhe “kaos në të gjithë rajonin”, kishte gjetur pak mbështetës.

“Pavarësisht ndikimit të Rusisë në sektorin energjetik të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve të saj për të përhapur dezinformata këtu, serbët kanë vendosur që e ardhmja e tyre është me Evropën dhe Perëndimin,” tha Hill