Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë thotë se VIP’at po shkojnë ta ngushtojnë lukthin në QKUK

Drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu ka konfirmuar se fytyra publike e realizojnë procedurën e ngushtimit të lukthit apo ‘sleeve gastrectomy’ në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në emisionin “Doktor Plus”, ka thënë që ka pasur dhe ka fytyra publike që kanë realizuar e kërkojnë të realizojnë këtë ndërhyje në QKUK.

Ndërsa i pyetur se pse ende një numër i madh i tyre këtë ndërhyje e kryejnë në shtete të tjera e posaçërisht në Turqi, duke qenë se bëhet falas edhe në QKUK, kjo është përgjigja e drejtorit të Klinikës.