“Jemi të përgatitur, vigjilentë por jo të friksuar”/ Kurti: Serbia mund të na sulmojë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë në një intervistë për “Reuters” se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, por se vendi i tij është i përgatitur për këtë. Tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës janë rritur sërish, pasi Kosova kërkoi vendosjen e reciprocitetit për targat për serbët.

Kurti nuk përcaktoi një formë apo kohë sulmi por tha se do të ishte e papërgjegjshme që kjo mundësi të përjashtohej sidomos në këtë kohë.

Kurti përsëriti se pas veprimeve agresive të Serbisë qëndron Rusia, e cila nuk e njeh Kosovën dhe kërkon përhapjen e konflikteve në Europë..

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen më 18 gusht në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve edhe pse shpresat janë të pakta për një marrëveshje.