LDK në Gjilan: 30 pyetje i bëmë nuk dinte asgjë për Luginën, shkarkojeni Aid Berishën, po tallet me luginasit

Lidhja Demokraike e Kosovës, dega në Gjilan ka kërkuar nga kryetari i komunës Alban Hyseni që ta shkarkoj nga pozita e udhëheqësit i Zyrës për Preshevë Aid Berishën.

Sipas këtij subjekti politik gjatë takimit të rregullt të Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar e kanë pasur në interpelancë Berishën i angazhuar (me kontratë në vepër) në Zyren për Preshevë

“Gjatë diskutimit, pamë se ai tërësisht i paaftë për ta drejtuar atë institucion. Në afro 30 pyetjet që i bëmë, dukej qartë se ai nuk i ka as njohuritë më elementare për Luginën e Preshevës, si dhe për luginasit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në një reagim të LDK në Gjilan.

Sipas LDK është e papranueshme tallja e luginasve, duke emëruar njerëz në Zyrën për Preshevë, e që nuk dijnë asgjë për këtë çështje.

“I bëjmë thirrje kryetarit të komunës që urgjentisht të emëroj dikë tjetër këtë post, dikë më të përgatitur, dikë që mund sado pak t’i ndihmojë luginasit, e jo të tallet me ta, duke zbatuar marrëveshje të jashtëligjshme politike’, thotë LDK.