Abdullahu: Kurti ua premtoi mërgimtarëve Kosovën parajsë, tash ua servon Kosovën në prag lufte

Kështu shkruan zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu:

Qeveria Kurti duke folur për “luftën”, duke paralajmëruar “dimër të zi”, mërgimtarëve po ju thotë:

– As mos t’ju shkoj mendja me investu në Kosovë se këtu jemi kah bëhemi gati për luftë. – As mos të ju shkoj mendja me u kthy në Kosovë se s’keni ku ktheheni as pse, rrini atje ku jeni. –

Nëse mundeni merrni edhe të afërmit e juaj atje dhe ecni prej këtij vendi se po vjen dimër i rëndë e s’kemi me pas as me çka me u nxe.

– Në vendet ku jeni tregojuni të tjerëve se këtu në Kosovë po kërcet lufta, s’ka hair këtu. Po ama po ju thotë mërgimtarëve gjithashtu:

– Ne i menaxhojmë paret e juaja më së miri, prandaj dërgoni sa më shumë para në Kosovë se do vdesim urie sivjet e do mërdhihemi.

– Dërgoni para se duhet të armatosemi! Këto mesazhe po ju dërgon sot mërgimtarëve kjo Qeveri të cilët dje i ka parë vetëm si vota, vetëm si numra, për një përdorim, për ardhje në pushtet. Njëjtë do t’i sheh edhe nesër!