Ministria e Punëve të Brendshme më datë 4 gusht deri më 11 gusht ka shpallur një konkurs publik për pozitën e vendit të punës Zyrtar Administrativ.
Por, për shkak të interesimit të madh për të aplikuar dhe për te iu dhënë mundësi të gjithë të interesuarve, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon afatin e konkursit publik për pozitën Zyrtar Administrativ deri më 15 gusht.
Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një konkurs për 50 vende të lira në pozitën ‘Zyrtar administrativ’ ku mes tjerash kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake.
Sipas konkursit, të pranuarit për këtë pozitë do të punojnë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat Kosovës.
Personat që pranohen do të pajisen me kontratë njëvjeçare.
Për informacione shtesë rreth konkursit mund të klikoni këtë LINK.