Nuk ka kaluar më pak se një muaj që kur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan në Las Vegas, por ka pasur zëra se ata po ndahen.
Thashethemet u përhapën në fillim të kësaj jave kur “Hollywood Life” raportoi se plani i tyre pas muajit të mjaltit ishte që Affleck të kthehej në Los Angeles dhe që J-Lo të qëndronte në Evropë. U përfol se të qëndronin të ndarë ishte për të mirën e marrëdhënies së tyre.
Por, të sapomartuarit janë parë së bashku teksa po drekojnë në Santa Monica, Kaliforni.
Ata ishin me fëmijët e tyre dhe, sipas “TMZ”, Lopez ishte tepër e afërt me Ben, teksa kjo dalje publike e dyshes ka mbyllur thashethemet për një ndarje të mundshme mes çiftit.