Prokuroria edhe sot vazhdon aksionin në Brezovicë, i bashkohen edhe disa mekanizma të tjerë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se edhe sot po vazhdon aksionin në Brezovicë, por që në kuadër të këtij aksioni janë bashkaur edhe disa mekanizma  tjerë

Sipas tyre në koordinim dhe bashkëunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

“Në operacionin e sotëm të pranishëm janë edhe Inspektorati Qëndror i Pylltarisë për shkak të dëmtimit të madh të pyllit në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftimin ëpr media.

Qëllimi i këtij operacioni, sipas Prokurorisë është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.