Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 77 pacientë janë në trajtim mjekësor nga Covid-19, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, Klinika Infektive ka 27 pacientë si dhe 1 pacientë është në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.