Don Xhoni ka një ‘thirrje’ për mamanë e tij!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve.

Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për postimet e tij në rrjete sociale që shpesh bëjnë bujë. E këtë herë nuk ka të bëjë me ndonjë ‘thumb’, por me një shprehje shumë të njohur në fakt që e përdorin njerëzit e suksesshëm pas arritjeve që kanë bërë.

‘Mama unë ia dola’ thotë Don Xhoni me anë të një postimi në Instastory ku shfaqet pranë një makine luksoze.