Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se kanë ndarë 170 mijë euro për organizatat që merren me promovimin e nxënësve me IQ të lartë.
Nagavci në një postim në Facebook shkruan se si ministri do të vazhdojnë të financojmë projektet që kanë në fokus talentët tanë sepse përgatitja e tyre është hap i rëndësishëm edhe për fuqizimin e shtetit.
Lexoni të plotë postimin:
“Angazhimi ynë për nxënësit do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet.
Me qëllim të përkrahjes dhe promovimit të nxënësve me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, kemi marrë vendim për përkrahje financiare për projektet e OJQ-ve që punojnë në këto fusha.
E lumtur që edhe këtë vit po ofrojmë mbështetje për organizatat të cilat merren me përkrahjen e këtyre talentëve.
Si Ministri do të vazhdojmë të financojmë projektet që kanë në fokus talentët tanë sepse përgatitja e tyre është hap i rëndësishëm edhe për fuqizimin e shtetit tonë.
Vlera totale e kësaj përkrahjeje të MASHTI është rreth 170 mijë euro ndërkaq, përfituese të kësaj thirrjeje janë këto organizata: https://masht.rks-gov.net/vendim-per-ojq-fituese-sipas-thirrjes-publike këta fëmijë i përgëzoj për punën dhe i inkurajoj që të vazhdojnë edhe më tutje në përkrahjen dhe promovimin e talentëve.