Sot gjatë ditës kanë filluar punimet për zbatimin e kontratës për rregullimin e hapësirave në Parkun e Paqes dhe në Parkun “Manchester”, fillimin e punimeve e ka përcjell nga afër drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu.
Ky projekt parasheh që të ndërtohet kinemaja e hapur (amfiteatri), ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë, hapësirat për rekreacion si ndërtimi i fushave të ping pongut, shahut etj.
Gjithashtu do të bëhet pastrimi i hapësirave publike në të dy parqet, do të vendosen pushimore, shporta për mbeturina dhe çezmja për ujë të pijshëm.