Kurti takohet me Latifin, zotohet për mbështetje në sektorin e shëndetësisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, Zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe Bordin e ShSKUK-së.

Siç thuhet në njoftimin nga Lëvizja Vetëvendosje, ata diskutuan për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor.

Kurti shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë “fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”.

No photo description available.