Tashmë emri i saj është i njohur gjerësisht edhe për interpretimin e muzikës popullore dhe atmosferen që krijon në dasma e ahengje.
Këngëtarja Yllka Kuqi interpreton në mënyrë të shkëlqyer, por krahas kësaj edhe kujdeset të duket bukur.
Fustanet dhe grimi i Yllkes bëjnë gjithmonë përshtypje, pasi zakonisht këngëtarja zgjedh të shfaqet glamuroze, shkruan “Kosovarja”.
Në një nga dasmat e fundit, Yllka ka shkuar e veshur me fustan të Valdrin Sahitit, e ka pozuar me syze dielli.