Njofton Kurti: Hyn në fuqi Rregullorja e re e Kuvendit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të martën se “Kuvendi i Kosovës e ka kaluar testin e demokracisë”, kjo pasi më 28 korrik e ka votuar rregulloren e Kuvendit – sot është publikuar në gazetën zyrtare.

“Miratimi i Rregullores vjen pas një përpjekje të gjatë të Kuvendit të Kosovës për të rishikuar rregullat e funksionimit të institucionit më të lartë”, ka shkruar Kurti.

“Procesi i rishikimit të Rregullores kishte filluar në vitin 2012 dhe kishte vazhduar në secilën legjislaturë, me qëllim të adresimit të problemeve të identifikuara që nuk funksiononin, por që pavarësisht nevojës e përpjekjeve, miratimi i saj nuk kishte ndodhur.

Ai ka shtuar se ka qenë sfidë politike për Kuvendin miratimin e rregullores, pasi nevojiten 2/3 e votave të deputetëve.

“Rregullorja e Kuvendit hyn në kategorinë e akteve më të rëndësishme të shtetit që miratohen nga Kuvendi, siç janë Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, ka deklaruar ndër tjerash Kurti.