Dy shoferë u gjobitën sot në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, të cilët shkaktuan shkaktuan kundërvajtje në komunikacion dhe përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes ju rezultoi me 1.56 %0 (promil) dhe 1.54 %0 (promil).
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orën 03:18 të mëngjesit në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, siç u bë e ditur në komunikatë, ndaloi shoferin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes që rezultoi me 1.56 %0. “Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet R.V (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 2 pikë negative dhe nëntë (9) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.”, njofton policia.
Në po të njëjtën rrugë, rreth orës 03:30 , policia informoi se ndaloi shoferin tjetër, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes, ku rezultoi 1.54 %0 dhe ndaj shoferit me inicialet E.G (M/K) i moshës 22 vjeçar, policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 2 pikë negative dhe nëntë (9) muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.