Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se njohja e Kosovës shtet nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin e marrëdhënieve mea dy vendeve.
“Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve dhe ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë. Sot zhvillova një takim të ngrohtë e miqësor me ambasadoren e Izraelit në Kosovë znj. Tamar Ziv”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se dy popujt i bashkon historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri
“Bashkëbiseduam për intensifikimin e mëtejmë të raporteve bilaterale mes dy vendeve dhe popujve, që i bashkoi historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri”, ka përfunduar Haradinaj.