Lëvizja Vetëvendosje është partia më aktive dhe më e organizuar në Facebook. Tani, partia në pushtet kërkon të zgjerohet edhe në një rrjet tjetër social.
LVV ka publikuar sot një link të Telegramit, duke i ftuar anëtarët e mbështetësit që t’i bashkohen partisë në rrjetin social të themeluar në vitin 2013 nga vëllezërit rusë, Nikolai dhe Pavel Durov, raporton Gazeta Express.
“Të dashur anëtare e anëtarë, mbështetës dhe ju aktivistë, Ju ftojmë të na bashkoheni në kanalin e informimit të Lëvizjes në Telegram. Ndiqni linkun më poshtë dhe regjistrohuni për më shumë info drejtpërdrejtë nga Lëvizja”, shkruan LVV.