Mbrojtja kundërajrore rreth termocentralit bërthamor të Zaporozhye do të forcohet pas disa ditësh granatime të këtij objekti, tha sot kreu i administratës ushtarako-civile të rajonit të Zaporozhye, Yevgeny Balicki.
Siç tha ai, termocentrali bërthamor në Zaporozhye, më i madhi në Evropë, tani po punon normalisht dhe linjat e dëmtuara të transmetimit janë restauruar, transmeton RIA Novosti
Ditët e fundit, Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëri-tjetrin për granatimin e centralit bërthamor të Zaporozhye, i cili ndodhet në territorin e kontrolluar nga rusët.