Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratës së GP-së së Vetëvendosjes, të cilët thanë se kanë miratuar 87 ligje.
Hoti ka thënë se kjo Qeveri nuk ka miratuar ligjin për rishikim të buxhetit për vitin 2022, për të cilin tha se mungesa e rishikimit të buxhetit do të ndikojë negativisht në shpenzimet kapitale dhe në ekonimi, punësim e të ardhura.
“Shpenzimet kaptiale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen”, ka thënë Hoti.
Ai më tej u shpreh se me këtë dinamikë të realizimit të buxhetit për gjashtë muajtë e parë, zbatimi i projekteve kapitale do të jetë shumë i ulët.
“Kjo do të nënkuptojë qindra miliona mungesë në qarkullimin ekonomik në vend, që do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, punësimin dhe të ardhurat e përgjithshme”, shkroi Hoti në Facebook.