Paqja sociale në Gjermani po rrezikohet”, deklaroi Robert Habeck, zëvendëskancelari i Gjermanisë.
Shkaku: çmimet e gazit natyror. Rusia po ndalon furnizimet e Evropës, në shenjë hakmarrjeje për mbështetjen ndaj Ukrainës.
Në Gjermani, e cila varet nga Rusia për rreth një të tretën e importeve të gazit, faturat e energjisë pritet të rriten. Çmimet e gazit do t’u shkaktojnë kompanive humbje të mëdha.
Habeck frikësohet se ato mund të shkaktojnë tronditje financiare. Skenari më i keq – një ndërprerje e plotë e gazit rus – duket gjithnjë e më i besueshëm, transmeton Albinfo.ch.
Gazprom, kompania e gazit e kontrolluar nga shteti rus, i ka shtrënguar furnizimet për muaj të tërë. Firma kërkimore S&P Global, llogarit se në qershor, Rusia dërgoi vetëm 4.7 miliardë metra kub (mmk) në Europë, sa një e treta e nivelit në fillim të vitit 2021.
Flukset më të mëdha të gazit vijnë nëpërmjet degës Nord Stream 1 (NS1), që lidh Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet Detit Baltik. (Nord Stream 2, një gazsjellës i ri që do të kalonte në të njëjtën rrugë, u anulua nga Gjermania si ndëshkim për agresionin e Rusisë në Ukrainë.)/The Economist/