Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën që çon drejt parkut të Gërmisë.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Nuk dihet nëse si pasojë e këtij aksidenti ka të lënduar, por vërehen dëme të mëdha materiale.
Duhet përkujtuar që një numër i madh i aksidenteve janë raportuar gjatë orëve të fundit në Prishtinë, si dhe në qytetet e tjera të vendit