Militantët e Xhihadit Islamik dhe Izraeli raportohet se kanë rënë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti, por zyrtarisht bisedimet janë ende në progres.
Më herët, raketat e lëshuara nga Gaza arritën në Jerusalem për herë të parë që nga maji i vitit të kaluar.
Izraeli thotë se ka nisur sulmet për shkak të një “kërcënimi të menjëhershëm” nga militantët
Dhuna e fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës që nga një konflikt 11-ditor në maj 2021 që la më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë izraelitë të vdekur.
Megjithatë, dhuna deri më tani ka qenë më e kufizuar pasi Hamasi – grupi islamik që sundon Rripin e Gazës dhe që shpesh koordinohet me PIJ – nuk është bashkuar me sulmet kundër Izraelit. Izraeli thotë se PIJ ka lëshuar qindra raketa ditët e fundit, shumica e të cilave janë kapur. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar në Izrael.
Nuk ka raporte për sulme ajrore izraelite që synojnë Hamasin, gjë që do të shënonte një përshkallëzim të dhunës.