Pasi tha se ishte “në fazën e fundit të karrierës së tij”, Brad Pitt siguroi fansat duke shpjeguar se për momentin nuk do të largohet nga bota e kinemasë.
Po, këto ditë Brad Pitt ka tërhequr vëmendjen e shtypit ndërkombëtar për thashethemet e ndryshme për një dalje të mundshme në pension nga aktrimi.
Pas më shumë se tro dekada me filma që kanë hyrë në histori, 58-vjeçari ka filluar me të vërtetë të flasë për tërheqjen.
Aktori zbuloi se dy vitet e fundit kanë pasur një ndikim të madh në shëndetin e tij mendor dhe se pandemia ka ndryshuar jashtëzakonisht pikëpamjen e tij për shumë gjëra, përfshirë punën