Ndizet atmosfera në Prizren, Yll Limani ia “qet flakën”

Çdo koncert i këngëtarit të shumë pëlqyer, Yll Limani, po stërmbushet me pjesëmarrës.

Një natë magjike ka krijuar mbrëmë në qytetin e Prizrenit.

Në pamjet e publikuara në “Instastory”, shihet një numër tejet i madh i fansave të cilët po shijojnë tingujt e muzikës brilante të artistit.

Kujtojmë që krijuesi i hiteve do të performoj nesër në festivalin “Sunny Hill”, ku padyshim do të krijojë natë të paharrueshme për të gjithë fansat./