Drejtori i AKI-së raporton në Komisionin parlamentar për situatën në veri, Musliu jep detaje

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur mbledhjen e fundit për sesionin pranveror, me ç’rast i ftuar për raportim ka qenë edhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti,

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu.

Ajo ka thënë se temë diskutimi ka qenë situata në veri të vendit pas vendimit për reciprocitet me targa, duke thënë se situata atje është stabile.

“Duke pasur parasysh rrethanat në veri për reciprocitet ne si komision e kemi ftuar drejtorin dhe ai i ka përgjigjur ftesës pozitivisht dhe ka raportuar. Për momentin është se gjendja e sigurisë është stabile në veri dhe organet kompetente janë gjendje gatishmërie që siguria e Kosovës të mos cenohet në asnjë mënyrë. I falënderoj qytetarët serb për bashkëpunimin dhe i inkurajojë të vazhdojnë bashkëpunimin me shtetin e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve nga Beogradi zyrtar”, ka thënë Musliu.