Valbon Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Lajmin e ka bërë të ditur SHSKUK-ja përmes një njoftimi për media.
“Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi”.
“Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Bordi Drejtues ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Krasniqi ishte emëruar në krye të SHSKUK-së, në shkurt të viti 2021.