Bie numri i të spitalizuarve me Covid-19 në Kosovë

SSHKUK ka njoftuar se ka rënë numri i të hospitalizuarve me virusin Covid-19 në klinikat dhe spitalet e Kosovës.

Ndërsa aktualisht nga Covid-19 janë duke u trajtuar 76 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 26 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë.