Greta Koçi ka treguar se ka marrë qindra mesazhe për veshjen e saj në koncertin e fundit. Disa prej mesazheve këngëtarja i ka publikuar në Instastory.
Fansat e kanë lavdëruar këngëtaren, e cila ka dalë në skenë me xhinse e bluze duke kritikuar këngëtaret e tjera që dalin të zhveshura. “Veshja shumë mirë se kohët e fundit s’po dihet a shkojnë të dëgjojnë muzikë të mirë apo të shohin këngëtare të zhveshura deri në maksimum duke bërë tëerk”, i shkruan një ndjekëse dhe Greta e falenderon.
“Akoma s’kam parë një këngëtare që shkon kaq e thjeshtë në koncertin e saj po lyhen e stërlyhen gati lakuriq. Shumë respekte, më habite shumë”, i shkruan një tjetër Gretës. “Kam qindra mesazhe të tilla sot”, tregon këngëtarja.