Beyonce do të ri-regjistrojë një nga këngët e albumit të saj të ri, pasi u përball me kritika nga aktivistët e aftësisë së kufizuar.
Kënga “Heated”, e cila u publikua të premten, përmbante një term nënçmues që përdoret shpesh për të përçmuar njerëzit me paralizë cerebrale.
Publicisti i saj tha për BBC se fjala, e cila mund të ketë konotacione të ndryshme në SHBA, “nuk është përdorur qëllimisht në një mënyrë të dëmshme”.
“Do të zëvendësohet në tekst”, kanë shtuar ata, pa specifikuar se kur.
Reagimi vjen vetëm disa javë pasi ylli i popit amerikan Lizzo kërkoi falje për përdorimin e të njëjtës fjalë në këngën e saj ‘GRRRLS’. Ajo kërkoi falje dhe ri-postoi këngën, duke lënë jashtë tekstin ofendues.
“Më lejoni të sqaroj një gjë, nuk dua të promovoj kurrë gjuhë abuzive”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.