Osmani pas telefonatës me presidentin e Shqipërisë: Begaj mbështeti vendimet e institucioneve të Kosovës për reciprocitetin

Vjosa Osmani ka biseduar në telefon me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj pas zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës.

Begaj ka mbëshetur vendimet e institucioneve të Kosovës lidhur me reciprocitetin dhe maturinë e treguar.

Të dy presidentët janë dakorduar për komunikim të rregullt dhe vijim të bashkëpunimit me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Postimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot një telefonatë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, me ç’rast Presidenti Begaj mbështeti vendimet e institucioneve të Kosovës lidhur me reciprocitetin dhe maturinë e treguar.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ka falënderuar homologun Begaj për mbështetjen dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë nga ana e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Të dy presidentët janë dakorduar për komunikim të rregullt dhe vijim të bashkëpunimit me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.