Lajçak: Mirëpresim vendimin e Kosovës që pranuan propozimin e Borrellit

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e implementimit të vendimeve për reciprocitet në targat e automjeteve dhe dokumentet e udhëtimit.

Ky vendim i qeverisë erdhi pas një takimi të krerëve të shtetit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier që ua përcolli kërkesën e qeverisë së SHBA-ve për shtyerjen prej 30 ditë,

Pas kësaj, ka ardhur reagimi i emisarit Lajçak, që ka thënë se ideja ishte e Joseph Borrell, duke shtuar se “PRET” të hiqen pengesat dhe jo që kërkon një gjë të tillë.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e Josep Borrelit për shtyrje për 1 muaj të vendimit për reciprocitetit. BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë. HRVP Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj ambasadës së SHBA-ve në Kosovë për mbështetje të fortë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Vlen të theksohet se Lajçak vazhdimisht është kritikuar për qasje jo të barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë.