Nafta i del jashtë kontrollit Ministrisë, nis të shtrenjtohet sërish

Çmimi i naftës ka filluar të shtrenjtohet sërish, vetëm disa ditë pasi Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë njoftoi se më nuk do të caktojë tavanin e çmimeve, ashtu siç bëri për një muaj rresht.

Lexues tës kanë dërguar fotografi, ku shihet se një litër naftë po shitet 1 euro e 71 centë.

Ditën e fundit kur MINT’i kishte caktuar tavanin e çmimeve (24 korrik), nafta shitej 1 euro e 69 centë.

Atë ditë, Ministria kishte thënë se “masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe në komunikim e konsultim të afërt me Doganën e Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe me konsumatorët.”