Dua Lipa bëri një deklaratë të enjten pas incidentit që ndodhi në koncertin e saj në Scotibank Arena në Toronto, ku kishte disa të lënduar nga fishekzjarret.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare në një postim në InstaStory bëri të qartë se ishte e tronditur në lidhje me ngjarjen që ndodhi.
Ajo ishte duke përfunduar shfaqjen e saj në Scotiabank Arena, kur fishekzjarret filluan të shpërthejnë brenda vendit të koncertit pak para orës 23:45.
“Mbrëmë fishekzjarrë të paautorizuara shpërthyen në turmë gjatë koncertit tim në Toronto”, tha interpretuesja e “Cold Heart”.
“Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, dhe ekipi im dhe unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga kjo ngjarje sa të gjithë ju”.
Ajo vazhdoi: “Do të bëhet një hetim në vazhdim dhe po punohet për të zbuluar se si ndodhi incidenti”, vazhdoi ajo.