2 vdekje nga Covid-19 në Kosovë, sa të infektuar janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit

Dy raste të vdekjes e 1 mijë e 603 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të gati 4 mijë mostrave.

Nga dje janë shëruar 1 mijë e 792 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 639.