Abelard Tahiri: Negociatat me MCC nisën para 7 vjetëve, Thaçi e nënshkroi i pari

Abelard Tahiri i PDK-së e përshëndet marrëveshjen për energjinë me SHBA-në, por duke i dhënë merita qeverisjes së PDK-së dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Grupet parlamentare opozitare kanë mbajtur qëndrim pozitiv ndaj marrëveshjes për energjinë të nënshkruan në Washington, D.C., mes Kosovës dhe Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” (MCC).

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelar Tahiri ka thënë se negociatat për përfshirje të Kosovës në grantet e MCC-së ka nisur në vitin 2014 dhe për herë të parë është nënshrkuar nga Thaçi.

“Ky projekt Në Republikën e Kosovës është tash e 7 vite. Negociaitat për këtë projekt i kanë fillu ish-Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaci. Është finalizu për herë të parë në vitin 2017 me nënshkrimin e parë të këtij projekti, pra nga Presidenti Thaci, në Kongresin Amerikan”, ka thënë Tahiri sot në Kuvend, ku pritet të ratifikohet marrëveshja me MCC-në e nënshkruar dje në Ëashington nga ministrja Artane Rizvanolli, në praninë e Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.

Kryeministri Kurti ka thënë nga Ëashington, D.C se i vjen keq që nuk është sot në Kuvend për ta parë opozitën duke e përkrahur marrëvehsjen. Tahiri thotë se i vjen keq që Kurti nuk është aty, para një projekti, që ai e sheh si produkt të 20 viteve, para pushtetit të VV-së.

“Më vjen keq që nuk e kemi këtu Kryeministrine me pa si ndihet ai përballë një projekti që është zhvilluar në kuadër të këtij 20-vjecari. Si ndihet ai përballë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje; një marrëveshje që ka filluar të negociohet në vitin 2014, për involvimin e Republikës së Kosovës” , tha Tahiri.

“Ne si grup parlamentar do ta mbështesim dhe shpresojmë që, ashtu sic është paraparë, që brenda 5 viteve, deri në vitin 2027, ky projekt të implementohet” .

Ai ka thënë se Partia Demokratike beson se do të ishte shumë më mirë, që Kosova të qëndronte në “versionin e parë” për sjelljem e infrastrukturës së gazit. Sipas tij, gazjellësi do të ishte projekt strategjik më i suksesshëm.v