Kongresmeni amerikan: Kosova është një nga shtetet mike më të fuqishme të ShBA-së

Kongresmeni dhe kryetari i nën-komitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme për Evropën dhe Azinë në Shtëpinë e Bardhë, Bill Keating, e ka mirëpritur dhe e mbështet marrëveshjen që do të nënshkruhet sot në mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në SHBA.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes deklaroi se Kosova është një nga shtetet mike të Amerikës për vite me radhës.

“Kishte një ekip të mirë që punuan dhe e quan para partneritetin për këtë marrëveshje, jam krenar që keni arritur deri këtu. Jemi këtu ku tregohet përkushtimi për partnerët tanë siç është Kosova, por edhe Ballkani Perëndimor”,tha ai.

Po ashtu Keating theksoi se miqësia e Kosovës dhe SHBA-së ekziston edhe më parë.

“Miqësia e Kosovës dhe ShBA-së ekziston edhe më parë. Kosova ka qenë mike pandashme e ShBA-së, do të vazhdojmë atë gurthemel ta rrisim. Kosova është një nga shtetet mike më të fuqishme dhe më të palëkundura të ShBA-së”,ka thënë Keating.

Ai shtoi gjithashtu se marrëveshja e sotme do të jetë e profitabile edhe për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor./