Kurti-Osmani në SHBA, Syla: Deri tash duket se vizita ishte protokollare

Gazetari Valon Syla, ka reaguar rreth vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti dhe takimit që këta dy të fundit kanë pasur me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken

Gazetari  ka thënë se duhet monitorohet sjellja dhe vendimet e qeverisë dhe presidencës pas takimit të Kurtit dhe Osmanit me Blinken, duke veçuar qasjen e qeverisë lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi dhe implementimi i vendimit të Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, shkruan lajmi.net.

“Nëse janë marrë vesh për diçka të madhe, ja u organizojnë një foto oportunitet te rendesishem diku në Amerikë… nëse ka qenë takim protokollar kthehen normalisht pa evente të tjera shtesë… 2. Kur kthehen këtu duhet me u monitoru vendimet që Qeveria dhe Presidenca i merr pas këtij takimi dhe dinamika dhe qasja nëse ka ndryshu lidhur me bisedime me Serbi. A do ta implementojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuse për Manastirin e Deçanit, a do të ketë qasje për përfundimin e bisedimeve për arritjen e një marrëveshje finale, apo edhe diçka tjetër”, ka thënë Syla pos tjerash.

Ai po ashtu ka thënë se në ditët në vijim do të vërehen efektet nëse takimi mes Kurti dhe Osmanin me Blinken ishte protokollar apo diçka më special.

Postimi plotë:

Po e shoh që ka ekzaltime me vizitën në Amerikë. Shumë llafe palidhje të stilit, a po ju vjen inati, qe shkoj Albini në Amerikë e sene tjera patetike. Vizita e parë e tyre duket se ishte protokolare dhe asgjë më e veçantë. Kaq duket deri tash…

2 sende duhet me u monitoru pas kësaj për me kuptu efektin e kësaj vizite të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit te Blinkeni në Amerikë.

  1. Nëse janë marrë vesh për diçka të madhe, ja u organizojnë një foto oportunitet te rendesishem diku në Amerikë… nëse ka qenë takim protokollar kthehen normalisht pa evente të tjera shtesë…
  2. Kur kthehen këtu duhet me u monitoru vendimet që Qeveria dhe Presidenca i merr pas këtij takimi dhe dinamika dhe qasja nëse ka ndryshu lidhur me bisedime me Serbi. A do ta implementojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuse për Manastirin e Deçanit, a do të ketë qasje për përfundimin e bisedimeve për arritjen e një marrëveshje finale, apo edhe diçka tjeter.

Një gjë tjetër është interesant të veçohet nga takimi te Blinken se deklarimi për media ka ndodhë para takimit, dhe jo me pas takimit qysh bëhet zakonisht. Spati asgjë specifike nga deklarimi i palëve, dhe nuk pati as deklarim qëndrimi me komunikatë zyrtare pas takimit, e lere më ndonjë komunikatë të përbashkët… që do të merrej si zotim i një çështje për ta nisur ose për ta zbatuar në vend, ose në politika rajonale.

Por ditëve në vijim do të vërehen efeketet, a ishte takim protokollar qysh duket, apo diçka më special që do ti vërejmë efektet që i nisin mekanizmat politik dhe diplomatik në Kosovë. Te kqyrim.