Përplasje në Komisionin Hetimor për Energji, Armend Muja propozon përjashtimin e këtyre deputetëve

Takimi i sotëm i Komisionit Hetimor për Energji është karakterizuar nga përplasjet, me nënkryetarin e këtij Komisioni, Armend Muja, i cili ka

propozuar perjashtimin nga komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Balje, e cila kërkesën e Mujës e cilësoi si vendim politik dhe hakmarrje ndaj saj nga ana e partisë në pushtet.

“Partia në pushtet po dëshiron të më largojë nga Komisioni, pasi që nuk po i bindëm kërkesave të tyre për të votuar në Kuvend”, tha Balje.