Policia e Kosovës e ka dënuar një person për tejkalim të shpejtësisë.
Ai me veturën e tij ka vozitur 206 km/h në zonën ku kufizimi ishte 100km/h,
I njëjti është dënuar me 300 euro gjobë si dhe me tre muaj ndalim drejtimi i mjetit motoric në territorin e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 206 km/h (gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës).
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.