Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se pa përfshirjen e SHBA-ve nuk është përmbyllur sukseshëm asnjë projekt gjeostrategjik në kontinentin Evropian.
Derisa ka komentuar vizitën e Kurtit dhe Osmanit në SHBA, përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se shpreson që ata t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e sekretarit Blinken.
Postimi i saj i plotë:
Pa përfshirjen e drejtërdrejtë të SHBA-ve nuk është përmbyllur sukseshëm asnjë projekt gjeostrategjik në kontinentin Evropian.
Ne në Kosovë e dimë këtë më së miri! Shpresoj që udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e Sekretarit të Shtetit Blinken. Mirëmbajtja e status quo-së në dialogun Kosovë-Serbi i shkon për shtatit Serbisë dhe forcave destruktive në rajonin tonë.