Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë ndaluar dy persona të dyshimtë me shtetësi franceze, të cilët kishin hyrë në territorin e Serbisë në Kosovë, duke kaluar në mënyrë ilegale vijën kufitare.
Dje rreth orës 17:50 në fshatin Jashanicë, të Leposaviqit, njësitet policore kufitare kanë ndaluar automjetin “Land Rover”, ngjyrë e bardhë me targa të huaja (ruse), në të cilin gjendeshin dy persona meshkuj.
B.G (1954) dhe A.F (1986), ishin personat e dyshimtë në këtë rast.
“Dyshohet se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kane hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’ rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”,thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu u theksua se njësitet relevante policore janë duke e trajtuar dhe hetuar rastin.