Vdes Paul Sorvino, ylli i “Goodfellas”

Aktori amerikan, Paul Sorvino, i famshëm për rolin e tij në “Goodfellas”, ka vdekur në moshën 83 vjeçare, mëson TMZ.

Ai vdiq këtë mëngjes, pranë gruas së tij Dee Dee,
Pas humbjes së madhe, Dee Dee thotë: “Zemrat tona janë thyer, nuk do të ketë kurrë një Paul Sorvino tjetër, ai ishte dashuria e jetës sime dhe një nga interpretuesit më të mëdhenj që ka zbukuruar ndonjëherë ekranin dhe skenën”.

Paul u shfaq në afro 50 filma gjatë karrieres në Hollywood dhe ai njihet më së shumti për rolin e mafiozit Paul Cicero në kryeveprën e Martin Scorsese të vitit 1990 , “Goodfellas”.

Sorvino u lind dhe u rrit në Bruklin, babai i tij ishte një emigrant nga Italia.

Paul donte të bëhej këngëtar i Operës përpara se të merrej me aktrim ndërsa studionte në Akademinë Amerikane të Muzikës dhe Dramës në Nju Jork.