Mblidhen tri komisione të Kuvendit të Kosovës

Sot do të mbahet mbledhjet e tri komisioneve të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Raportit plotësues të komisioneve të përhershme, për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës si dhe votimi i raportit me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.

Kurse Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të bëjë shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore (FSH), për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2021. Për këtë është i ftuar drejtori i FSSH-së, raporton RTKlive.

Ndërkaq Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do të bëj shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat, si dhe do të ketë takim me sindikatën e AAC.