VV s’lë gjë të mirë pa i thënë vetës në një video tre minutëshe

Është bërë goxha praktike që Lëvizja Vetëvendosje, të dieleve të postojë video për të folur rreth qeverisë Kurti II, sigurisht, gjithmonë në superlativ.

Edhe sot është publikuar një video e tillë ku Lëvizja Vetëvendosje lavdëron punën e “qeverisë së shumicës” së 14 shkurtit

“Imazhi i Kosovës nuk ndreqet duke u marrë me imazhin si të tillë, por me punë e përmbajtje”, thuhet në fillim të kësaj video, duke pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje e ka përmirësuar imazhin e Kosovës.

Aty pretendohet se LVV ka krijuar stabilitet institucional dhe rritje ekonomike, ka luftuar krimin e korrupsionin.

“Stabiliteti institucional dhe rritja ekonomike, bashkë me luftimin efektiv të krimit të organizuar dhe korrupsionit bëri që Kosova të ngritet në vlerësime të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare”, thuhet gjithashtu në këtë video.

LVV gjithashtu thotë se tashmë nuk bëhet lobimi për Kosovën nëpërmjet kompanive, por atë e bëjnë institucionet e Kosovës.

Këto e çka jo tjetër, mund t’i dëgjoni në këtë video tre minutëshe të Lëvizjes Vetëvendosje. p