“Babën e kam prokuror”, Koci: Nuk bllokohet komunikacioni, kur ke videon e raporton në polici

Avokati, Arianit Koci, ka folur për sjelljen bizare të një prishtaneseje e cila sot u bë virale në rrjete sociale e media

Ajo përveç që gati sa nuk e shkelë në zebra me veturë një grua, del edhe nga dritarja e veturës duke kërcënuar e sharë, dhe duke pretenduar gjithashtu se e ka babanë prokuror.

Koci në një postim në Facebook ka thënë se vajza në fjalë do të dënohet me një gjobë të madhe.

Kjo pasi që gabimi në vendkalim të këmbësorve dhe sjellja e saj, sipas Kocit është e patolerueshme.

Mirëpo, një gabim sipas Kocit e ka bërë edhe vajza që ka incizuar.

Postimi i plotë:

Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim.

Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë.

Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë.

Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici.

Policia në këto raste është shumë efikase.

Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe.