Ministrja Haxhiu foli edhe për projektligji për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë, duke theksuar se e kanë mirëpritur miratimin e tij në lexim të parën në kuvend.
Ndërsa, s ai përket GJykatës Special, Haxhiu tha se e kanë gjetur të kryer dhe nuk mund të mbahen përgjegjës.
“Projektligji për byronë shtetërore ne kemi mirëpritur që kuvendi ka miratuar në lexim të parë këtë projektligj. Secili rekomandim duhet të adresohet dhe shndërrohet në amendament. Një projektligj që miratohet duhet të jenë në linjë me standardet e evropiane. Ai ka qenë autoriteti, ai e ka dërguar projektligjin për byronë prandaj ai ka sqaruar që përderisa komisioni për legjislacion ti përfshijë në opinion e Venecias do të mbajë atë qëndrim. Ai e ka arsyetuar dhe ne e kemi mirëpritur qëndrimin e tij. Unë kam shprehur shqetësimet e mia që kam qenë në Hagë. Jemi në diskutime me institucione për ta adresuar këtë qështje. Megjithatë gjykatën speciale e kanë futur në kushtetutë dhe nuk mund të ndryshohet pa 2/3 e deputetëve shqiptar. Ne gjykatën e kemi gjetur të kryer dhe nuk mund të mbahemi përgjegjës.