VV’ja akuzon NPB’në për afera korruptive, Rrustemi: Qëmoti kemi ngritur shqetësimin për këtë projekt

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësimin e saj për siç thonë korrupsionin në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB). Nga kjo parti, thonë se NPB-ja po tenton manipulimin e një projekti gjigant, që sipas tyre e kap vlerën e 200 milionë eurove.


Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi, në një konferencë të premten, ka thënë se me bastisjen e zyrave të kësaj ndërmarrjeje, është dëshmuar afera korruptive, që ka të bëjë me projektin afaristo-banesor.

 

“Në këtë konferencë do të flasim për aferën korruptive në Ndërmarrjen Publike Banesore dhe veprimin korruptiv dhe antiligjor sa i përket dhënies në shfrytëzim të pronës së kësaj ndërmarrje për një projekt privat. Qëmoti kemi ngritur shqetësimin për projektin afaristo-banesor 120 milionësh të NPB-së, madje ky del të jetë nga ato rastet kur keqpërdorimi nuk luftohet por hetohet dhe ndalet në tentativë. Kësaj duhet t’i gëzohemi të gjithë, natyrisht përveç atyre që mund të jenë të përfshirë në këtë gjë”, ka thënë Rrustemi

E ish-asambleisti i VV-së në Komunën e Prishtinës, ka akuzuar këtë ndërmarrje se nuk pati diskutim publik

Azemi tha se ishin pikërisht organet e rendit ato që ndaluan punimet dhe vërtetuan se NPB dhe këto kompani të dyshimta po rrënonin pa asnjë kriter mbrojtës azbestin kancerogjen shumë afër gjimnazit “Xhevdet Doda” dhe ndërtesave kolektive në Lakrishtë.

“Pas pezullimit të projektit nga Ministria e Mjedisit kishte zhvillime të tjera në NPB, bordi i NPB i përbërë nga Lendita Mekuli, Arbënore Jashanica, Xhevdet Leci dhe Bekim Pireva më 15 tetor me vota unanime kishin vendosur ta shkarkojnë kryeshefin e ndërmarrjes publike, z. Hajdar Hoxha. Mirëpo për shkak se disa punonjës administrativë atë ditë nuk gjendeshin në zyrë u detyruan që mos ta protokollojnë atë ditë vendimin dhe këtë protokollim tentuan ta bëjnë me datë 18 të po atij muaji, mirëpo nuk u lejua nga kryeshefi Hajdar Hoxha dhe vartësja e tij e cila e ka mbajtur vulën e protokollit, sipas vet anëtarëve të bordit, në mënyrë të paligjshme. Të gjitha këto veprime të paligjshme dhe e gjithë kjo heshtje e kryetarit të Komunës, Përparim Ramës dhe degës së Partisë Demokratike në Prishtinë”, tha Azemi.