19 vite më parë, Spanja përfitoi numër të madh fansash duke promovuar njërën prej telenovelave më të suksesshme televizive.
I importuar nga Kolumbia, “Pasionet e Fshehta” u bë një fenomen që theu të gjitha rekordet dhe thuajse dy dekada më vonë pati mundësinë të rikthehej, transmeton Indeksonline.
Që nga shkurti i vitit të kaluar, fansat mund të shihnin episode të reja të serialit në sezonin e dytë.
Kjo formulë suksesi ka bërë që seriali të bëhet pjesë e “Netflix”.
Në këtë platformë premiera është shfaqur ditën e djeshme.
Netflix ka kuptuar vlerën e kësaj telenovele dhe ka vendosur që 82 episodet e reja të sezonit të dytë të jenë të disponueshme në këtë platformë./